U takua me Ramën, vjen parashikimi i keq për Osmanin: Me formimin e qeverisë së re, nuk do jetë më presidente!

2 months ago 12
Reklamë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Uashington D.C.

Presidentja Osmani e vlerësoi me rëndësi të veçantë pjesëmarrjen në këtë event.

“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar Presidentja.

Gjatë këtij samiti të NATO-s, Osmani u takua edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama dhe presidentja Vjosa Osmani u takuan në kryeqendrën politike të Shteteve të Bashkuara për të avancuar Kosovën drejt pranimit në aleancë.

“U takuam për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, thekson presidentja Osmani në një postim në rrjetin social X.

Ky takim i Osmanit me Ramën, erdhi në kohën kur po raportohet se raportet e presidentes me kryeministrin Albin Kurti, nuk janë të afërta si më parë.

Madje, vlen të theksohet se kryeministrat shqiptar, Kurti dhe Rama nuk kanë raporte shumë të mira, kësisoj hedhen diqyshime se mos takimi i fundit i Osmanit, mund të shkaktojë më shumë përçarje mes këtyre tre liderëve.

Kështu, njohësit e çështjeve politike, komentuan takimin Rama-Osmani, dhe ndikimin e tij në raportet e tyre me kryeministrin Kurti.

Kapiti: Fakti që Vjosa Osmani takon përzëmërsisht Kryeministrin e Shqipërisë, mos po tregon se ajo është larguar nga rugovizmi

Së pari, për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli opinioniti nga Shqipëria, Skënder Kapiti.

Ai kishte disa kritika për Osmanin dhe qasjen e saj, ku me këtë rast përmendi edhe faktin se në fushata elektorale është paraqitur si rugoviste besnike.

Kapiti tha se presindetja duhet ta kryejë detyrën me besnikëri dhe të mos bie nën efektin e interest personal, siç ndodh me politikanët shqiptarë.

“Vjosa Osmani duhet ta di mirë se, ajo Presidente e Kosovës është bërë prej votave të elitës politike të anëtarëve të LDK-së dhe të LVV-së, sepse e vetme dhe me vetëm “GUXO” kurrë nuk do ishte Presidente. Vjosa duhet t’u jetë mirënjohëse votuesve të LDK-së, pasi ajo gjithmonë në fushata elektorale është paraqitur si rugoviste besnike, dhe ndjekëse e rugovizmit. Mirëpo, është pushteti dhe kolltuku i presidentes, që vërteton nëse Vjosa, rugovizmin e kishte retorikë apo vertetësi.

Ajo ka deklaruar se e kishte pasur ëndërr që të bëhet Presidente e Kosovës. Por, tashmë këtë ëndërr e ka realitet dhe duhet ta kryejë detyrën me besnikëri dhe me përgjegjësi dhe jo të bjerë nën efektin e interesit thjesht personal, siç iu ndodh gjithmonë politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë”.

Image

Skënder Kapiti

Krahas kësaj, opinionisti ia rikujtoi Osmanit edhe refuzimet që Rama i ka bërë ndaj Qeverisë së Kosovës.

Madje, hedhi dyshime se se presidentja mund të jetë larguar nga fryma rugoviste, kjo marrë parasyh qëndrtimet e Ramës ndaj presidentit historic, Ibrahim Rugova.

“Mesa di edhe kur kryeministrin e Shqipërisë e ftoi për vizitë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe kur Edi Rama refuzoi të merrte pjesë në festën e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, nuk kishte pse ta takonte Vjosa Osmani si Presidente e Kosovës, kryeministrin e Shqipërisë, sepse ajo nuk është kryeministre e Kosovës, por është Presidente, dhe si koleg i saj është Presidenti i Shqipërisë, jo kryeministri.

Fakti që Vjosa Osmani takon përzëmërsisht Kryeministrin e Shqipërisë, mos po tregon se ajo është larguar nga rugovizmi, kur dihet se çfarë qëndrimi ka mbajtur kryesocialisti Rama karshi Rugovës, si dhe tregon edhe tjetrën se ajo për ego karrierizmi mund edhe te jetë edhe pro sanksioneve që Edi Rama i ka vënë Kosovës, me anulimin e mbledhjes së dy qeverive shqiptare që do mbahej në Gjakovë si dhe në sjelljen arrogante të tij me kryeministrin e Kosovës në takime ndërkombëtare”, shpjegoi Kapiti.

Ndër të tjera, ai tha se nuk dihen ende detajet se si erdhi ky afrim i Osmanit me Ramën, derisa potencoi se me përfundimin e mandatit të presidentes do kalojë në pension politik.

“Nuk jemi kundër pse Vjosa takon kryeministrin e Shqipërisë, por nuk dihen detaje se mos ky afrim i saj me Kryeministrin e Shqipërisë është për t’i bërë karshillëk kryeministrit të Kosovës apo diçka tjetër, që koha do ta vërtetojë. Duket se Vjosës i janë larguar edhe shumë votuesë, dhe se ajo ndoshta me përfundimin e mandatit të Presidentes do kalojë në pension politik, sepse votuesi kosovar është shumë inteligjent dhe i kupton manovrat dhe akrobacitë politike”, përfundoi Skënder Kapiti për “Bota sot”.

Burjani: Në formulimin e qeverisë së re, Vjosa nuk do të jetë më presidente!

Ndërsa, analisti Blerim Burjani u fokusa te raporti i Ramës me Kurtin, derisa tha se ende nuk kanë dallim mes vete, në rastet kur bëhet fjalë për çështjet kombëtare.

Derisa, përmendi pikat në të cilat kanë kundërshtime.

“Raportet e tyre janë të supozuara nga zyrtarë të shumtë, por ata vetë nuk kanë thënë se kanë ndonjë kontradiktë negative për çështje kombëtare.

Ata nuk kanë koordinim për me avancu politika kombëtare, por secili punon për veten e vetë, si Kurti, ashtu edhe Rama. Te dytë kanë agjendë të njëjtë për integrime në BE, të dytë kanë agjendë me qëndru aleatë perëndimor, të dytë mendojnë se rajoni nuk ka qetësi pa demokratizim të Serbisë. Negative kanë çështjen e Ballkanit të Hapur, miqësinë e përmirësuar të Ramës me Serbinë, për qëllime anëtarsimi në BE, Rama do raporte ekonomike dhe të turizmit me Serbinë.

Image

Blerim Burjani

Kësisoj, duke parë këtë ftohje të raporteve Rama-Kurti, analisti e mirëpriti bashkëpunimin e Osmanit me kryeministrin e Shqipërisë.

Madje, ai befasoi duke thënë se me formimin e qeverisë se re, pas zgjedhjeve të ardhshme, Osmani nuk do jetë më presidente.

“Mirë që Vjosa po bashkëpunon me Ramën, e keq nëse Kurti këtë bashkëpunim e cilëson si kundër tij. Në formulimin e qeverisë së re, Vjosa nuk do të jetë më presidente. Prapaskena të mëdha do të ketë pas zgjedhjeve të reja, nëse LVV mbetet ashtu si po them unë 38-40%. Pra, si po them se VV nuk do ta ketë shumicën”, përmbylli Blerim Burjani për “Bota sot”.

Read Entire Article