Ditën e sotme, në orën 18:00 do të mbahet protestë tek ish-rrethrrotullimi i Thumanës.
Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, thuhet se kjo protestë do të mbahet për shkak të përjashtimit të zonës nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar, për shkak se të gjithë bizneset në rrethin Krujë janë në prag falimenti.
“Kruja si qytet historik është lënë e aneksuar nga ndërtimi i kësaj autostrade dhe numri i turistëve në këtë qytet është tkurrur”, shkruhet në njoftim.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb