U ulën tek shinat e trenit për të bërë foto, dy të rinj goditen nga rryma elektrike 600 volt

1 year ago 21
Reklamë

Përpjekjet e tre të rinjve për të bërë një foto në shinat e trenit në Çikago të SHBA-së, nuk ka përfunduar mirë.

Dy prej tyre kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë, pasi u goditën nga rryma energjike 600 volt.

Në video, tre të rinjtë shihen të ulur tek shinat e trenit pavarësisht se kjo që është e ndaluar dhe me shumë mundësi, nuk e kanë ditur se rreth 600 volt energji elektrike kalon nëpër shina.

Në videon e publikuar shihet një i ri i cili preket nga rryma, e pas disa sekondash preket edhe vajza pranë tij. Sipas autoriteteve lokale, të tre të rinjtë janë rreth 20 vjeç. Shoku i tyre tentoi t’i largojë nga shinat, ku në ndihmë i erdhën disa dëshmitarë të tjerë okularë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 gushtit, ku djalit të goditur nga rryma i pushoi zemra, por më pas është rikthyer në jetë nga ekipi i shpëtimit dhe u shtrua në spital në gjendje kritike.

Edhe vajza mbeti e plagosur rëndë, por ishte e vetëdijshme kur ekipet e shpëtimit mbërritën dhe gjendja e saj po përmirësohet dita-ditës.

Top Channel

Read Entire Article