‘’Uji brenda shtëpisë ka shkuar 70 centimetra’’/ Qytetari në Vlorë: Përmbytjet na kanë dëmtuar shumë, u përpoqëm ti mbrojmë banesat por nuk mundëm

1 month ago 33

Teksa një ditë më parë thuajse i gjithë vendi u përfshi nga reshjet e dendura të shiut, Vlora ishte qyteti i cili u përball më së shumti me përmbytje dhe thuajse një kolaps total pasi shumë banesa u përmbytën, dhjetëra qytetarë u desh të evakuoheshin dhe të kalonin natën jashtë shtëpive pasi këto të fundit u përmbytën.

Në një lidhje live, gazetari Enrik Mehmeti i cili ka shkuar pranë disa banesave të përmbytura foli edhe me një banor, shtëpia e së cilit ishte përfshirë nga uji dhe vet pronari i banesës shprehet se uji ka shkuar deri në 70 centimetër.

Qytetari shprehet se janë munduar të mbrojnë shtëpitë e tyre, por reshjet ishin shumë të dendura dhe uji arriti të futej në banesa.

Banori:

Dëmet janë të mëdha, të konsiderueshme çfarë të bëje ne brenda në shtëpinë uji ka shuar në 50 centimetra, u munduam ti mbrojmë shtëpitë por ishte e pamundur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article