Ukraina “çmend” Putinin: Në Kursk, do krijojmë zonë neutrale!

1 month ago 2
Reklamë

Ukraina synon të krijojë një “zonë neutrale” në rajonin e Kurskut në Rusi, me shpresën sipas ministrit të brendshëm Ihor Klymenko, që në këtë mënyrë të sigurohet mbrojtje e banorëve në kufi nga bombardimet e Moskës.

“Krijimi i një zone tampon në Kursk është një masë që ka për qëllim mbrojtjen e komuniteteve kufitare nga bombardimet e përditshme të armikut”, sqaroi ministri ukrainas përmes një postimi në rrjetet sociale.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk foli nga ana tjetër për hapje korridoresh humanitare atje për evakuimin e civilëve, si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë,” tha ajo, duke shtuar se vendi i saj “vepron në përputhje me të gjitha normat e ligjit humanitar ndërkombëtar”.

Forcat e Kievit kanë depërtuar në Kursk që prej 6 gushtit, duke e marrë nën kontroll zonën në një ofensivë që e zuri Moskën në befasi. Mijëra civilë nga të dy anët e kufirit janë larguar prej andej për shkak të luftimeve. Zyrtarët rusë të Kurskut kanë urdhëruar sot evakuimin e detyrueshëm të banorëve nga i gjithë qarku i Glushkovit, cka dëshmon qartë epërsinë e trupave ukrainase në raj. Glushkovi ndodhet në afërsi të qarkut të Sudzhas, i cili ka qenë fushëbeteja e luftimeve më të ashpra prej se Ukraina e nisi një inkursion në tokën ruse më 6 gusht.

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se kanë tashmë nën kontroll 74 vendbanime dhe një sipërfaqe prej 1.000 kilometra katrorësh të territorit rus. Rusia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme federale në rajonin e Kurskut dhe gjendje të jashtëzakonshme rajonale në rajonin fqinj të Belgorodit.

Read Entire Article