Ukraina: Kemi prova se spitali i fëmijëve është goditur nga një raketë ruse

2 months ago 7
Reklamë

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore së Ukrainës (SBU) tha se ka prova të reja që vërtetojnë se spitali i fëmijëve në Kiev është goditur drejtpërdrejt nga një raketë ruse Kh-101.

“Përfundimi i ekspertëve është i palëkundur ishte një goditje e drejtpërdrejtë,” tha SBU në Telegram.

Agjencia publikoi imazhe të pjesëve të raketës që tha se u gjetën në vendin e përplasjes. SBU shtoi se analiza e trajektores dhe natyra e dëmit të shkaktuar provon se ishte një goditje e drejtpërdrejtë.

Kh-101 është një raketë lundrimi ajër-tokë, e lëshuar nga një avion dhe mban qindra kilogramë eksploziv.

Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se spitali i fëmijëve në Kiev u godit nga një raketë tokë-ajër NASAMS e lëshuar nga Ukraina.

Read Entire Article