Përveç sulmeve në hapësirën kibernetike, Ukraina sot po përballet edhe me bombardimet nga ajri.
Gati 600 predha ruse dhe raketa ranë “si shiu” në një rajon jugor – në një ditë kur hakerët e paidentifikuar sulmuan shërbimet telefonike dhe të internetit.
Një person u vra dhe katër u plagosën gjatë 24 orëve të bombardimeve ruse në rajonin jugor Kherson të Ukrainës, sipas Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake rajonale.
Numri i predhave të lëshuara në Kherson ishte më i larti për të paktën dy javët e fundit, raporton skynews.
Autoritetet lokale kanë thënë se nga 200 deri në 500 predha lëshohen çdo ditë drejt rajonit. Breshëritë me rreze të gjatë kanë qenë karakteristikë e luftës 21 mujore.
Ndyshe, dimri fillon dhe pengon lëvizjet e trupave nga të dyja anët, artileria, raketat dhe dronët po luajnë një rol në rritje. /Telegrafi/