Ukraina pretendon se ka shkatërruar sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse S-300

1 month ago 11

Forcat ukrainase kanë goditur sistemin e avancuar të mbrojtjes kundërajrore ruse S-300, në afërsi të Novoshahktinsk të rajonit Rostov. Lajmi është konfirmuar nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase që njoftoi se sulmi është kryer mbrëmë.

Lajmi vjen në kohën kur autoritet në rajonin rus Rostov, njoftuan se kanë rrëzuar disa raketa ukrainase në pjesën perëndimore të këtij rajoni.

Novoshaktinsk shtrihet në pjesën veriperëndimore të Rostov, afro 60 kilometra në veri të Rostov-on-Don, 15 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën.

Bëhet fjalë për sistemin e mbrojtjes ajrore të epokës sovjetike S-300, që është dizajnuar për interceptimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

Read Entire Article