Ukraina pritet të mobilizojë 500 mijë trupa shtesë në front, deklaroi Zelensky

10 months ago 22

Ushtria e Ukrainës dëshiron të mobilizojë deri në 500,000 trupa shtesë, ka bërë të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një konferencë shtypi në Kiev, ai tha se komandantët e tij po pritet të mobilizojnë nga 450 mijë e deri 500 mijë individë, por duke shtuar se kjo ishte një çështje “e ndjeshme” dhe e kushtueshme, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Presidenti ukrainas deklaroi se i duheshin më shumë detaje përpara se ta mbështeste mobilizimin, duke lënë të kuptohet se 500 mijë ushtarë tashmë janë pozicionuar në front.

Komentet e Zelenskyt vijnë pas pengesave për ndihma nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Ishte fillimisht SHBA-ja në fillim të këtij muaji që bllokoi një paketë ushtarake prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Por, këtë javë, përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit thanë se SHBA-ja po planifikonte që t’i jepte edhe një paketë ndihme ushtarake, por se ndihmat i ka të kufizuar pas asaj, nëse nuk vepron Kongresi.

BE-ja gjithashtu u pengua që t’i jepte një pako ushtarake prej 50 miliardë eurosh Ukrainës, pas bllokimit që i bëri Hungaria. /Telegrafi/

Read Entire Article