Ukraina rimerr tokën në jug, vijojnë betejat në lindje

1 year ago 15

Ushtria ukrainase ka rimarrë më shumë se 12 km katrorë (4.6 milje katrorë) territor në jug të vendit gjatë javës së kaluar, tha zëvendësministri i mbrojtjes.

Kjo është rreth madhësisë së dy e gjysmë aeroporteve Heathrow të Londrës.

Përparimet e fundit do të thotë se Ukraina ka rimarrë më shumë se 192 km katrorë në sektorin jugor që nga fillimi i kundërofensive të saj muajin e kaluar, shpjegoi Hanna Maliar.

Në një video-mesazh, Maliar tha se forcat ukrainase po vazhdonin të përparonin në disa zona drejt qytetit jugor të Melitopolit dhe qytetit të Berdianskut, i cili ndodhet në detin Azov.

Në lindje, fokusi kryesor i luftimeve vazhdon të jetë rreth Bakhmutit – një qytet që ka parë disa nga betejat më të ashpra të luftës.

Forcat e Kievit vazhduan të përparonin në krahët jugore të Bakhmutit, por në veri forcat ruse ishin “kapur për çdo centimetër dhe metër”, tha ajo.

Rusia ende mban një pjesë të territorit në Ukrainën jugore dhe lindore.

Kjo është situata më e fundit territoriale, sipas Institutit për Studimin e Luftës.

Top Channel

Read Entire Article