Ukrainasit godasin me dronë kamikazë Rusinë, mbyllen tre aeroportet e Moskës – publikohen pamjet e sulmit

10 months ago 6

Ukraina ka kryer një sulm me dron kamikazë në Rusi, që po konsiderohet si sulmi më i fuqishëm në muaj e fundit mbi Rusinë.

Tre aeroportet ndërkombëtare të Moskës, Vnukovo, Domodedovodhe Zhukovsky janë mbyllur dhe të gjitha fluturimet janë anuluar si pasojë e këtij sulmi, transmeton Telegrafi.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin është ankuar për sulmin masiv mbi kryeqytetin e Rusisë.

Sulmi vjen një ditë pas sulmit të fuqishëm të rusëve në Kiev, ku ushtarët e Vladimir Putinit përdorën dronët kamikazë derisa lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e 22-të.

Në Tula, një dron kamikaz i ukrainasve goditi një ndërtesë dhe u përplas në tokë, ku si pasojë ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm. /Telegrafi/

Read Entire Article