Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar një aeroplan luftarak rus Su-34 në rajonin e Kurskut

1 month ago 9
Reklamë

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar një aeroplan luftarak rus Su-34 në rajonin rus Kursk.

Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, në një kumtesë të lëshuar për media, transmeton Telegrafi.

“Një bombardues rus Su-34 është shkatërruar nga personeli ynë me raketë kundërajrore në rajonin e Kurskut”, u tha ndër tjera në kumtesë.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmë në rajonin Novgorod, ku gjendet baza ajrore ruse Savasleyka.

Kjo bazë ajrore është e njohur si “shtëpia” e aeroplanëve MiG-31K që bartin raketa supersonike Kinzhal.

Në anën tjetër gazetarëve e radios Liria, se NASA ka publikuar imazhet që shfaqin zjarrin në afërsi të bazës ajrore në Nizhny Nogorod, pas një nate të sulmeve me dronët kamikaz.

Read Entire Article