Ukrainasit publikojnë pamjet, helikopterët luftarakë sulmojnë pozicionet mbrojtëse të rusëve

1 year ago 47
Reklamë

Ukrainasit kanë publikuar pamjet, me të cilat pretendojnë se helikopterët e tyre luftarake kanë sulmuar pozicionet mbrojtëse të rusëve.

Videoja raportohet të jetë filmuar në fushëbetejë në lindje të vendit, transmeton Telegrafi.

Kundërofensiva është duke vazhduar, e pavarësisht se po shkon më ngadalë sesa që ishte planifikuar, ukrainasit pretendojnë se po avancojnë duke thye pozicionet mbrojtëse të rusëve – përfshirë istikamet e hapura për pozicionimin e rusëve të ashtuquajturat dhëmbët e dragoit dhe fushat e minuara, ku të gjitha këto janë sulmuar me artileri të rëndë.

“Mos të harrojmë se po flasim për ushtrinë të cilës ia kishin frikën shumëkush deri një vit më parë, e sot po flasim për ofensivën ukrainase që ka mësyrë në shumë anë”, tha për CNN, Mihailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndryshe Zelensky është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ku në orarin e takimeve ka të paraparë edhe bisedat me zyrtarë të lartë amerikanë. /Telegrafi/

Read Entire Article