Ukrainasit publikojnë pamjet: Me HIMARS-in amerikan goditëm komandën ruse në Kherson

11 months ago 11
Reklamë

Burime brenda shërbimit sekret ukrainas (SBU), ka konfirmuar se forcat ukrainase kanë goditur “selinë” e ushtrisë ruse në rajonin e pushtuar përkohësisht Kherson.

Pretendohet se aksioni i ushtrisë ukrainase u realizua, pas marrjes së informatave për prezencën e rusëve, transmeton Telegrafi.

Në rrjetet sociale është publikuar videoja ku shihet momenti kur objekti goditet dhe ngritet një re tymi.

Burime në SBU thonë se raketa e HIMARS-it amerikan “vizitoi” ushtarët rusë gjatë takimit të tyre të përditshëm.

“Takimi përfundoi më herët; tetë eprorë humbën jetën e një është plagosur”, u tha ndër tjera nga ukrainasit.

Ndryshe, rajoni i Khersonit gjendet në jug të Ukrainës, kurse Rusia vitin e kaluar e aneksoi.

Pavarësisht kësaj, ushtria ruse tani kontrollon vetëm një pjesë të këtij rajoni. /Telegrafi/

HIMARS «завітав» на нараду до окупантів під Херсоном pic.twitter.com/nuMrCzMIZe

— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) September 26, 2023

Read Entire Article