“Ulëret dhe i bie mureve me kokë” / Zbulohet çfarë ndodh me Metën në burg, ish-presidenti i rënduar psikologjikisht

2 hours ago 37

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin Breaking në Top News për të folur lidhur me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.

“Kushtet në paraburgimin e Tiranës janë normale, flas për seksionin B, se unë do doja të shkonte në seksionin A, se ai është që në kohën e fashizmit dhe me gjithë rikontruksionet nuk përshtatet dot, do doja të rrinte ca ditë aty për të kuptuar sa i rëndë është burgu, për të kuptuar kur na futi mua dhe Fatos Nanon, ai dhe Berisha, 15 vjet sic veproi me mua. Seksioni B është burg i standarteve europiane, aty do ta mbajnë derisa të përfundojë cështja.

Këto 48 orë atij i janë dukur 48 muaj, tani e kupton se ç`do të thotë të jemi të gjithë të barabartë para ligjit. Se aty është njeriu më pa vlerë, i pa fuqishëm në botë, në dorë ka vetëm t`u bjerë mureve me kokë se nuk ka fuqi aspak atje. Ta mendonte para se të fuste duart në paratë e shqiptarëve. E ka shtrirë pasurinë e tij në të gjithë botën.

Ndaj Metës rëndojnë edhe akuza më të rënda se sa kjo. Ai e ka rrugën e gjatë se ka bërë shumë krime. Sic po del me aferën CEZ-DIA, ai është bashkëpunëtor edhe në eliminimin e disa personave.

I penduari i drejtësisë ka zbuluar se ça lëvizjesh ka bërë dhe sa para ka marrë, sa miliona mori kur vajti në Ceki, Qazim Tepshi ka qenë dëshmitar okular, po nuk e kemi sot atë, se e eliminuan njerëzit e Metës. Vajti për bukuri në shtëpi dhe vdiq papritur pastaj. Belegun nuk e kemi, kush e zhduku. Edhe drejtorin e KESH-it nuk e kemi, si iku para kohe, të gjitha të çojnë në atë që kur dalin këmbët e gjarprit, këta të vrasin. Janë dhe dy vrasjet e gurores së Metës, një vrasje në Dajt dhe një në Tomor, për guroret e Ilirit, kush i vrau ata? Saliu dhe Iliri puthen e përqafohen kur kanë interesa, por kur zihen i nxjerrin horrliqet njëri-tjetrit. Saliu ka thënë se Iliri ka vrarë dhe i ka groposur në Malin me Gropa, po nuk flet kot ai“ tha Beqiri.

Read Entire Article