Protestë e madhe kombëtare? Lisandër Hoxha: Duhet të kishte ndodhur tashmë! Do të hyj në primare në…

2 hours ago 28

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Lisandër Hoxha ka deklaruar se një protestë e madhe kombëtare e organizuar në Partia Demokratike duhet të kishte ndodhur tashmë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai tha se duhet të shtohet presioni politik, në mënyrë që opozita të arrijë objektivat e vendosura për të mirën e qytetarëve, por edhe për objektivat e saj.

Hoxha ka paralajmëruar gjithashtu se do të jetë pjesë e primareve për tu zgjedhur më pas kandidat i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, për zgjedhjet e vitit 2025.

“Jam munduar të përfaqësoj shtresën e mesme, qytetarët që përballen me problemet e përditshme, biznesi i vogël sigurisht duke mbajtur origjinën tek të përndjekur politik dhe pronarët, shtresa që do të doja t’i përfaqësoja nesër në Kuvend”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article