United beson te mrekullia, “Djajtë e kuq” duhet të fitojnë ndaj Bayern

10 months ago 19
21:06 11/12/2023

Mançester Junajtid ka një përballje në vështirë në “Old Traford” kundër Bajern Mynihut në sfidën e fundit të Grupit A. Kjo është një ndeshje vendimtare, me “Djajtë e kuq” që duhet të fitojnë ndaj bavarezëve që deri më tani në Ligën e Kampioneve nuk e njohin humbjen.

Por që anglezët të mund të vazhdojnë garën në Europë, duhet që sfida Gallatasaraj-Kopenhagen të përfundojë në barazim. Trajneri Erik ten Hag në konferencën për shtyp tha se në grup besojnë te kualifikimi.

“Ajo që di është se nuk mendoj kurrë në skenarë negative! Ne mendojmë pozitivisht! Ne e dimë se çfarë të bëjmë, ne duhet të fitojmë për të qëndruar në Europë, pra gjithçka ka të bëjë me këtë! Ne do ta përgatisim ekipin me atë ndjesi, me besimin se jemi në gjendje t’ia dalim! Mendoj se kemi treguar në javët e fundit se kur japim maksimuminm atëherë mund t’ia dalim!

Ndërsa mesfushori i ekipit Skot Mek-tominaj tha se lojtarët janë përgjegjës për këtë gjendje dhe se të gjithë mbështesin trajnerin Ten Hag. Junajtid e nisi fushatën në Grupin A me një humbje 4-3 ndaj Bajern, e më pas u mund në shtëpi 3-2 nga Gallatasarai.

Edhe në Stamboll ata kryesuan 2-0 ndaj turqve, por ndeshja u mbyll në barazim 3-3. “Djajtë e kuq” kanë një javë vendimtare ndërsa pas Bajernit do të përballen në transfertë me Liverpulin.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article