United i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për Varanen gjatë janarit

10 months ago 27

Raphael Varane do të largohet nga Manchester United vetëm pas dy viteve e gjysmë qëndrim në Old Traford.

Qendërmbrojtësi francez nuk është një nga futbollistët e rëndësishëm të trajnerit Erik Ten Hag i cili në disa ndeshje po e lë në bankën rezervë.

Kjo situatë ka bërë që Varanet t’i humb durimi dhe ka kërkuar largimin nga Djajtë e Kuq në afatin kalimtar të janarit.

Edhe klubi anglez është i gatshëm ta lejoj largimin e francezit duke marrë parasysh pagën e tij të lartë dhe marrëdhëniet jo të mira me trajnerin Ten Hag.

Caught Offside ka raportuar se United është i gatshëm t’i dëgjoj ofertat për qendërmbrojtësin dhe në rast se vije ndonjë ofertë mbi 40 milionë euro do të pranonin largimin e tij.

Gjermania dhe Italia janë dy destinacionet e mundshme për francezin me Bayern Munich dhe Juventus që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

30-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje në të gjitha garat për Djajtë e Kuq ku ka edhe një gol të realizuar. /Telegrafi/

Read Entire Article