UNRWA: 85% e shkollave të Gazës dëmtuar gjatë luftës

1 month ago 14
Reklamë

Që nga shpërthimi i luftës në Gaza, sulmet izraelite kanë “goditur ose dëmtuar drejtpërdrejt” afër 85 për qind të shkollave të Gazës, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), duke cituar vlerësimet satelitore nga Global Education Cluster.

“Lufta po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve palestinezë”, tha agjencia e OKB-së në një postim në X.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 39 mijë palestinezë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi.

Read Entire Article