“Ura do të rindërtohet dhe do të hapet”, analistja tregon se kur mund të ndodhë kjo gjë

2 weeks ago 26
Reklamë

Ende ka mbetur në diskutim ҫështja e hapjes së urës së Ibrit. U pretendua nga Qeveria e Kosovës se kjo urë mund të hapet, mirëpo menjerë reagoi faktori ndërkombtarë. Kanë kaluar disa javë prej kur qeveria përmendi pretendimet e saj për këtë urë, mirëpo ende nuk ka ndonjë veprim në drejtim të saj.

Opozita e ka quajtur këtë iniciativë të qeverisë si premtim para elektoral për qytetarët e Kosovës, pasi nuk është e mundur që ura të hapet.

Lidhur me këtë ҫështje se a do të hapet ura apo jo, apo mbete vetëm premtim elektoral, ka folur analistja politike, Magbule Shkodra. Ajo thotë se, këto janë vetëm premtime elektorale, pasi ura nuk mund të hapet pa koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

“Ura do të rindërtohet dhe do të hapet, por do të hapet vetëm atëherë kur shteti jonë do të kordinohet plotësisht me partnerët ndërkombëtarë. Pra nuk ka asnjë mundësi që ura të hapet me vetë dëshirën dhe vetë iniciativën e Qeverisë së Kosovës, pa u koordinuar me partnerët ndërkombëtarë”, vlerëson ajo.

Sipas saj, tani për shkak të situatës gjeopolitike nuk mund t’i jepet rasti për ndonjë konflikt në Kosovë ose më gjerë.

“Prandaj, të gjitha këto premtime që po ipen janë premtime para elektorale dhe asgjë më shumë, sepse ura do të hapet vetëm kur aleatët ndërkombëtarë do të thonë po, sepse kur të involvohen edhe ҫështjet e sigurisë dhe tanimë për shkak të situatës gjeopolitike nuk ka asnjë mundësi që t’I lejohet rasti që për shkak të ndonjë incidenti, të shpërthej ndonjë konflikt në Kosovë, pastaj më tutje në Ballkan dhe rajon. Prandaj të gjitha mbesin vetëm premtime para elektorale”, thekson analistja Shkodra.

comment

Read Entire Article