“Ura ka sjellë përpara probleme të orkestruara nga grupet kriminale”/ Si do të hapet Ura e Ibrit, flet eksperti i sigurisë

2 months ago 16
Reklamë

Politika

Nga: A.SH Më: 15 korrik 2024 Në ora: 22:05

Ura e Ibrit

Muaj më parë u raportua për punën në drejtim të hapjes së Urës së Ibrit. Urë, kjo e cila tash e 25 vite ndan shqiptarët dhe qytetin e Mitrovicës në dy pjesë, ana veriore dhe ajo jugore.

Ana veriore tashmë njihet si pjesa ku jetojnë serbët, e që më parë jetonin shqiptarët derisa edhe u dëbuan nga ajo pjesë.

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, ka folur në lidhje me këtë temë.

I pyetur nga gazeta “Bota sot”, se në këtë situatë që jemi, a duhet të hapet Ura e Ibrit, Dashevci ka thënë se ura duhet të hapet por të jetë në koordinim të plotë me aleatin tonë të përjetshëm SHBA.

“Ura në pjesën Lindore (lagjja e boshnjakëve) funksionon normalisht, në pjesën Perëndimore (Suhodollë, Gushavcë, Vinarc dhe Çabër) funksionojnë normalisht, dhe kjo urë është ndërtuar për qarkullim dhe në aspektin e sigurisë sipas mendimit tim kurrë nuk ka qenë kohë më e volitshme se tash të hapet për qarkullim automjetesh, sepse njerëzit qarkullojnë pa problem, pra është e hapur, por mungojnë qarkullimi me automjete, dhe nëse hapet nuk ka ndonjë pompozitet sepse kjo urë ka sjellë përpara probleme të orkestruara nga grupet kriminale (Rojet e urës etj) të urdhëruara nga Serbia dhe ata nuk janë më në Kosovë.

Andaj ura duhet të hapet por në koordinim të plotë me aleatin tonë të përjetshëm SHBA dhe miqtë tjerë ndërkombëtarë”, deklaroi ai për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article