Uranik Begu, krahas njerëzve më të fuqishëm, pjesëmarrës në Samitin Global të Teknologjisë në Washington

1 year ago 21
Reklamë

Samiti Global i Teknologjisë në zhvillim i SCSP mbledh së bashku udhëheqës të qeverisë dhe sektorit privat nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatë dhe partnerë nga e gjithë bota për të diskutuar të ardhmen e gjeopolitikës, demokracisë, teknologjisë dhe luftës.

Pjesëmarrës në këtë samit do të jetë, Uranik Begu nga Innovation Centre Kosovo (drejtor i Plug and Play Tech Center për Ballkanin Perëndimor)

Në listën e folësve të SCPSSummit23 për Teknologjitë në zhvillim, do të jetë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ish-sekretarja e shtetit Condoleezza Rise, ish-Google CEO Eric Schmidt, bashkë-themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel, CEO i Intel, Pat Gelsinger, ish-drejtor i CIA-s, Michael Morrel, ish-shefi i MI6, Sir Alex Younger, Anna Makanju (Zëvendës Presidente e Çështjeve Globale OpenAI) dhe nikoqiri, CEO i @scsp.ai, Ylli Bajraktari.

Samiti do të zhvillohet në Washington DC këtë muaj.

“Së bashku, ne do të shqyrtojmë një vizion konkurrues për demokracinë e mundësuar nga teknologjia në këtë epokë kur teknologjitë në zhvillim po riformësojnë sigurinë, ekonominë dhe shoqërinë tonë kombëtare”, thuhet në ueb-faqen e samitit./Telegrafi/

Read Entire Article