Ushtarët rusë nuk duan të vazhdojnë të luftojnë në Ukrainë

11 months ago 32
Reklamë

Një i burgosur lufte, i kapur në rajonin e Sumy-t, ishte “sinqerisht mirënjohës” ndaj ushtrisë ukrainase që i shpëtoi jetën dhe i dha mundësi të ndalonte së shërbyeri në vijën e parë të fronit të luftës në Ukrainë.

“Ata na trajtuan si kafshë. Ata na hodhën [përpara] si mish”, tha Shalinsky Seryi Viktorovich, 32 vjeç, i cili tha se ishte mobilizuar me forcë më 19 shkurt të vitit 2022.

“Ushtria ruse na la pas, ne mbetëm duke luftuar me duar. Nuk kishte armaturë”, shtoi ai, raporton thetelegraph.

Viktorovich tha se ushtarët rusë zbritën në qytetin Enakievo në Donetsk dhe rekrutuan me forcë burra në kampet e tyre ushtarake pesë ditë përpara se presidenti rus, Vladimir Putin të pushtonte Ukrainën.

“Ndoshta gjëja më e çuditshme që kam parë në Ukrainë ishte se isha i lumtur që u arrestova nga ukrainasit”, tha ai.

Viktorovich po përpiqej të largohej për një kohë të gjatë nga lufta, por familjen ia kishin kërcënuar rusët, kështu që duhej të qëndronte atje.

Ndryshe, shumë ushtarë rusë janë detyruar të luftojnë edhe pse një gjë të tillë nuk dëshironin ta bënin. /Telegrafi/

Read Entire Article