Ushtria izraelite bombardon sërish Rripin e Gazës, vriten militantë të Hamasit

10 months ago 39

Ushtria izraelite ka deklaruar sot avionët luftarakë dhe helikopterët goditën objektivat në Rripin e Gazës gjatë natës, duke përfshirë boshtet e tunelit, qendrat e komandës dhe objektet e ruajtjes së armëve.

Militantët e Hamasit u shënjestruan dhe u vranë nga një dron i IDF që vepronte në drejtim të trupave tokësore.

Ushtria izraelite shtoi se trupat e saj detare kishin goditur objektivat e Hamasit, duke përfshirë infrastrukturën dhe anijet e Hamasit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë më parë se kanë goditur më shumë se 400 objektiva në të gjithë Gazën në 24 orët e para armëpushimit njëjavor me Hamasin.

Top Channel

Read Entire Article