Ushtria izraelite gjen në Gazë trupat e pajetë të tre pengjeve

5 months ago 11
Smoke rises from an Israeli airstrike in the Jebaliya refugee camp in the Gaza Strip, Saturday, April 13, 2024. (AP Photo/Mahmoud Issa)

Ushtria izraelite deklaroi dje se kishte gjetur në Gazë trupat e tre pengjeve izraelite që ishin vrarë më 7 tetor nga Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Trupat e gjetur janë të 22-vjeçares Shani Louk, 28-vjeçares Amit Buskila, dhe të 56-vjeçarit Itzhak Gelerenter.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se ata ishin vrarë më 7 tetor në jug të Izraelit teksa po iknin nga festivali i muzikës Nova, ku militantët e Hamasit i vranë qindra njerëz, dhe se trupat e tyre ishin dërguar në Rripin e Gazës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua se “do t’i kthejmë të gjitha pengjet tona, të gjalla dhe të vdekura”.

Ndërkohë Izraeli ndërmori një sulm ajror në Jenin, në veri të Jordanisë, bëjnë të ditur forcat e Mbrojtjes Izraelite citon Haaretz. Sipas burimeve palestineze, sulmi shkaktoi një të vdekur dhe dy të plagosur. Personi i vrarë ishte Islam Hamaisi, një anëtar i grupit militant të Brigadave Jenin i kërkuar nga izraelitët, thanë burimet lokale të cituara nga Gazeta. Mësohet se personi i vrarë ishte në kërkim për vrasjen e një izraeliti në maj të 2023.

Read Entire Article