Forcat izraelite zbuluan një rrjet tunelesh që kalonin thellë nën qytetin qendror të Gazës nga pronat e regjistruara të Yahya Sinwar dhe organizatorëve të tjerë të lartë të Hamasit të sulmeve të 7 tetorit në Izrael, tha ushtria të mërkurën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tunelet u gjetën kur ushtarët siguruan një zonë qendrore të qytetit ditët e fundit, u tha gazetarëve zëdhënësi Peter Lerner.
Të qasshëm përmes shkallëve spirale dhe një ashensori deri në 20 metra nën tokë, tunelet ishin të pajisura me energji elektrike, kamera vëzhgimi dhe dyer të forta, sipas imazheve të ndara me gazetarët nga ushtria.
“Ky kompleks, si mbi dhe nën tokë, ishte një qendër fuqie për krahët ushtarakë dhe politikë të Hamasit”, tha Lerner.
An inside look into a Hamas terrorist tunnel exposed under the home of a close confidant of Hamas’ leader in Gaza, Yahya Sinwar. pic.twitter.com/8id78kF2W7
— Israel Defense Forces (@IDF) December 20, 2023
Reuters thotë se megjithatë nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur informacionin e dhënë.
Por, përmes një deklarate, ushtria tha se tunelet u përdorën nga zyrtarë të lartë të Hamasit, duke përfshirë Sinwar, Ismail Haniyeh dhe Muhammad Deif për të drejtuar operacionet dhe për “lëvizjen e përditshme të mbrojtur” nëpër zemër të qytetit të Gazës.
Sinwar dhe Deif besohet të jenë organizatorët e sulmeve të 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi që vranë 1200 njerëz dhe shkaktuan një sulm izraelit në Gaza që ka vrarë rreth 20,000 njerëz dhe ka detyruar shumicën e 2.3 milionë njerëzve të largohen nga shtëpitë e tyre.
Izraeli ka synimin e deklaruar për të shkatërruar Hamasin dhe për të shpëtuar më shumë se 130 persona ende të mbajtur peng nga militantët islamikë palestinezë.
Izraeli nuk i ka gjetur ende liderët pavarësisht se ka marrë kontrollin e disa pjesëve të Gazës. /Telegrafi/