Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Bregun Perëndimor

1 year ago 18
Reklamë

Trupat izraelite kanë vrarë sot dy palestinezë në Bregun e okupuar Perëndimor, tha Ministria e Shëndetësisë e Palestinës.

Kjo ishte bastisja e parë e vdekjeprurëse në Jericho në muajt e fundit. Ministria e Shëndetësisë tha se Qusay Omar Suleiman al-Walaji, 16 vjeç, dhe Mohammed Ribhi Njoom, 25 vjeç, u qëlluan me armë zjarri në gjoks nga forcat izraelite gjatë një sulmi në Jericho në agim sot.

Ushtria e Izraelit tha se gjatë bastisjes të dyshuarit shtinë në drejtim të Policisë Kufitare të Izraelit, e cila u përgjigj me armë zjarri. U identifikuan disa goditje. Kjo ishte bastisja e parë vdekjeprurëse që nga 1 maji në Jericho, një qytet i lashtë në Luginën Jordan, e cila shtrihet pranë Detit të Vdekur.

Dhuna është rritur në konfliktin Izrael-Palestinë në muajt e fundit, kryesisht shkaku i bastisjeve nga ushtria izraelite dhe nga sulmet vdekjeprurëse nga palestinezët dhe izraelitët.

Izraeli e ka uzurpuar Bregun Perëndimor që nga lufta e vitit 1967. Pa e përfshirë lindjen e aneksuar të Jerusalemit, ky territor është shtëpi e tre milionë palestinezëve dhe rreth 490 mijë izraelitëve, të cilët jetojnë në vendbanime të cilësuar si të jashtëligjshme me ligj ndërkombëtar.

Numri i palestinezëve të vrarë këtë vit në konfliktin izraelito-palestinez ka shkuar në 216 me dy vrasjet në Jericho. Rreth 28 izraelitë, një ukrainas dhe një italian janë vrarë po ashtu këtë vit, sipas AFP-së, bazuar në burime zyrtare nga të dy palët. /REL

Top Channel

Read Entire Article