Ushtria serbe në Bjeshkë të Istogut? Eksperti paralajmëron Serbinë: Merr fund nëse...!

1 month ago 11
Reklamë

Kosova po përballet me zhvillime të shumta politike.

E shumë vendime të qeverisë Kurti, po i pengojnë Serbisë, e cila vazhdon me propaganda dhe provokime të vazhdueshme.

Së fundi, reagime të mëdha nxitën raportimet se, ushtria e Serbisë është parë në afërsi të një pjese të kufirit të Kosovës me Serbinë, përkatësisht matanë Bjeshkëve të Istogut,

Ishte moderatori Zeqir Mehmetaj, i cili publikoi disa pamje, në të cilat shiheshin forcat serbe në Bjeshkët e Corovodës në Istog.

E në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj.

Image

Hysen Gecaj

Si fillim, ai u shpreh se pasi nuk ka raporte zyrtare për këtë rast nuk duhet të ngjallet frikë.

Sipas tij, mendësia e shtetit serb mund të na shqetësoj, por jo edhe çdo lëvizje e ushtrisë serbe.

“Deri sa nuk kemi raportime zyrtare nga linjat institucionale të Republikës së Kosovës, informatat tjera mund të ngjallin huti e frikë të panevojshme. Natyrisht që ta kesh Serbinë me këtë mendësi aktuale në fqinjësi, gjithmonë paraqet shqetësim, por jo secila lëvizje e patrullim i ushtrisë serbe duhet të na shqetësojë”, nënnvizoi eksperti.

Krahas kësaj, ai tha se qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi në rast të provokimit ushtarak ndaj Kosovës, Serbia do marrë fund dhe për këtë nuk ka guxim të marrë veprime të ngjashme.

“Shqetësim nënkupton lëvizje eventuale e trupave serbe në drejtim të Kosovës të gatshme për intervenim ushtarak dhe informatat për këtë çështje nga KFOR dhe institucionet tona të agjencive të inteligjencës.

Patrullime të trupave serbe kanë ndodhur edhe në të kaluarën dhe sigurisht që do të ketë edhe në të ardhmen, prandaj, qytetarët duhet të jenë të qetë sepse udhëheqja serbe e di se një provokim ushtarak në Kosovë është implikim i NATO në luftë direkte dhe fund i Serbisë si e këtillë”, përmbylli Hysen Gecaj për “Bota sot”

comment

Read Entire Article