Vajza e Nikola Sanduloviqit, Klara: Ka mbetur i palëvizshëm, është helmuar me agjent nervor

10 months ago 6

Drama e vërtetë ndodhi mëngjesin e së mërkurës në Senjak, një pjesë elitare e Beogradit: agjentët e BIA-s (Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit) hynë në shtëpinë e presidentit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq dhe e nxorën “për ta marrë në pyetje”. E gjithë kjo ndodhi pasi politikani opozitar serb bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, ku ka kërkuar edhe falje për krimet e kryera nga shteti serb gjatë vitit 1999.

Lajmet e para për Sanduloviqin nuk e qetësuan familjen, përkundrazi – siç mësojmë nga Klara Sanduloviq, vajza e një figure të shquar opozitare, ata e ‘gjetën’ në VMA, qendra spitalore në Beograd, ku ishte shtruar në repartin e kujdesit intensiv, shkruan slobodnadalmacija.

Sipas informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, Nikola Sanduloviq është “kthyer sot në shtëpi në gjendje të rëndë shëndetësore”. Ai thuhet se është i palëvizshëm, ka shenja dhe lëndime të shumta që sugjerojnë se është rrahur shumë, thotë Klara Sanduloviq.

🚨 BREAKING:
I have just heard from Nikola Sandulović’s wife, who told me that in the period from 4:00 p.m. to 8:00 p.m. he was taken against his will by the security services, whose members beat him during that period and used brutal violence, as a result of which he was taken… https://t.co/0bzsKiNqJ8 pic.twitter.com/YF14zDfxlM

— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 4, 2024

“Dje gruaja e tij e ka gjetur derën e shtëpisë të shkyçur dhe babai nuk ishte askund. Ajo menjëherë ka shkuar në polici, për ta raportuar zhduken e tij dhe aty asaj i është thënë ‘mos u brengosni, ai është i sigurt dhe do të kthehet’. Kjo ishte shenja se diçka nuk ishte në rregull”, ka thënë Klara.

“Mëngjesin e sotëm ajo ka pritur deri në orën 09:00 te spitali, pasi e kishte kuptuar se ishte aty, pa i dhënë askush informacion, por vetëm që ishte nën kujdesin e shërbimit ushtarak dhe se informacione mund të jepte vetëm një ‘doktor i besueshëm’”.

“Ai dyshohet se ka mbetur i palëvizshëm, gjithçka duket se ai është helmuar me agjent nervor”, ka shtuar ajo.

“Është interesante se si e arrestuan të nesërmen pasi vendosi kurorë lulesh dhe shprehu ngushëllimet për viktimat civile shqiptare. Askush nuk na thotë asgjë, nuk ka asnjë shpjegim se përse është arrestuar apo për shëndetin e tij. Kjo është torturë, në këto kushte jetojmë, praktikisht nuk ka ditë pa ndonjë lloj kërcënimi, dhe tentativat për vrasje janë po aq të rregullta”, komenton me sarkazëm Klara.

Kjo nuk është hera e parë që Nikola Sanduloviq është në prag të jetës dhe vdekjes. Ai ishte helmuar edhe një herë, dy vjet më parë – me sa duket është mjeti i preferuar i likuidimit në Lindje, Novichok dhe agjentë të ngjashëm mund të merren lehtë – ndërsa i mbijetoi dy atentateve me eksploziv. /Telegrafi/

I am the only politician from Serbia who came to pay his respects to the innocent Albanian victims, the Jašari family, at Prekazi. I apologized and asked for forgiveness on behalf of the Serbs who did not commit this.@CNN@albinkurti @aliciakearns @federicawoelk @VjosaOsmaniPRKS pic.twitter.com/Czl0pcJ8cR

— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) January 2, 2024

Read Entire Article