Vakanca nga Arben Ahmetaj, KQZ i jep mandatin e deputetit Plarent Ndrecës

9 months ago 4
11:28 15/01/2024

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca nga vakanca e krijuar nga Arben Ahmetaj.

Sipas përllogaritjes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, në listën kandidatëve të Tiranës pas Arben Ahmetajt u rendit Dallëndyshe Bici, e cila fitoi 4977 vota preferenciale.

Bici që aktualisht mban detyrën e drejtoreshës së IKMT-së, nuk e ka pranuar mandatit e deputetit të Ahmetajt. Në këtë situatë, mandati i deputetit i ka kaluar juristit Plarent Ndreca, i cili në zgjedhjet e 2021, siguroi 4008 vota.

Këtë 6 Janar, ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj iu dogj mandati i deputetit. Kjo për shkak se ai mbushi 6 muaj mungesë në aktivitetin e parlamentit.

Neni 71 i Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron kur ligjvënësi mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Arben Ahmetaj nuk është paraqitur në Kuvend që prej datës 6 Korrik, ku mori pjesë për herë të fundit në seancë plenare.

Në momentin që mbi të u ngritën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me dosjen e inceneratorëve, Arben Ahmetaj nuk hoqi dorë vullnetarisht nga mandati i deputetit edhe pse Kuvendi e zhveshi nga imunteti./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article