Vala e të nxehtit Kleon/ Temperatura në makina arriti në 84 gradë! Shihni fotot nga një aparat termik

1 year ago 19
Reklamë

Këto ditë vala e të nxehtit po arrin kulmin, ku temperaturat jan tepër të larta në pjesën më të madhe të kontinentit.

Vlera maksimale e temperaturës do të arrijë:

-Në kontinentin verior 38 deri në 39 gradë dhe në Maqedoninë qendrore dhe në brendësi të Epirit 40 deri në 42 gradë Celsius.

-Në pjesën tjetër të kontinentit 40-41 gradë, në brendësi të Stereas 41-43 gradë dhe në brendësi të Thesalisë 43-44 gradë Celsius.

-Në vendet ishullor 35-36 gradë dhe në ishujt e Jonit, ishujt e Egjeut lindor, Dodekanez dhe Kretën jugore 37 me 40 gradë Celsius.

Në fakt, temperatura edhe më të larta janë “kapur” nga kamera termike në asfalt dhe në makina, sipas protothema.gr. Fotot që janë publikuar në rrjetet sociale dhe janë realizuar me kamerë termike, tregojnë se në çatinë e makinës duket të jetë 84 gradë Celsius ndërsa në anët arrin deri në 70.1 gradë. Në një foto tjetër, temperatura e asfaltit varion nga 57.5 gradë deri në 62.3 gradë.

Top Channel

Read Entire Article