Valle dhe piktura e Samitit të Berlinit

1 year ago 39
15:29 16/10/2023

Aktiviteti u hap me kërcimin me koreografi të Angjelin Preljocajt

Kryeministri Rama kishte planifikuar një pritje të veçantë për liderët e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ata i priti në bulevard, mes shtrëngimeve dhe përqafimeve të përzemërta. Si për të treguar miqësinë me kryeministrin në detyrë të Malit të zi, Rama i rezervoi një pritje të ngrohtë Dritan Abazoviç.

“Hajde këtu o më i miri prej tanve.”

Ndryshe ndodhi me Albin Kurtin. Rama kishte organizuar një takim të veçantë në hollin e kryeministrisë. Për disa minuta liderët ndoqën kërcimin “Rrëmbimi i Europës” me koreografi të Angjelin Preljocaj.

Artisti ndau dhe një detaj nga biseda që kishte bërë me kryeministrin për këtë koreografi.

“I thashë, Edi je i çmendur, mendon se bëj gjëra për 24 orë? Më pas solla 23 balerinët e mi këtu dhe dje nisëm të punonim u përpoqëm të bashkonim artin e pikturës dhe baletit.”

Ishin dy balerinët që shpalosën para të ftuarve veprën e “Rrëmbimi i Europës” të piktorit Italian, Giovanni Domenico Cerrini.

Simbolika e Evropës si mit është migrimi dhe integrimi i perëndimit me lindjen. Nga mitoliogjia greke, Eropanjë, një priceshë fenikase u rrëmbye nga zeusi që kishte marrë shëmbëllturën e demit. Ai e solli në Kretë dhe në nder të saj, i vuri kontientit tonë.

Pas kësaj liderët u nisën drejt piramidës, vendit ku do të zhvillohej Samiti i Procesit të Berlinit.

Kryeministri Rama i ka prezantuar Kancelarit gjerman Scholz fotografitë e tij me liderët europianë mbi rrugën e Shqipërisë drejt Brukselit.

Samiti nisi me një rrugëtim të transformimeve të Shqipërisë, që lexohej nga kryeministri Rama.

Nëpërmjet fotove dhe videove, në pak minuta, u pasqyrua zhvillimi i Shqipërisë ndërvite.

Si për të treguar rëndësinë e politikave mbi të drejtat e minioriteve, para fotos zyrtare të liderëve në samit, performuan grupet minoritare në Shqipëri.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article