Van Dijk thyen heshtjen, bëhet lojtari i parë i Liverpoolit që flet pas largimit tronditës të Jurgen Klopp

8 months ago 18

Kapiteni Virgil Van Dijk ka folur pasi Jurgen Klopp njoftoi largimin e tij befasues nga Liverpool në fund të sezonit aktual.

Të premten, Klopp mahniti botën e futbollit duke njoftuar se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit 2024/24 edhe pse ka kontratë deri në vitin 2026.

Në nëntë vitet e tij në Liverpool, Klopp ka fituar çdo trofe të mundshëm, duke përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2019, dhe titullin e parë të ligës së klubit në 30 vjet në vitin 2020.

Kapiteni i Reds, Van Dijk është bërë lojtari i parë i Liverpool që flet për largimin e Klopp, që nga njoftimi i së premtes.

“Është e vështirë për t’u marrë, sepse trajneri do të thotë shumë për ne, për mua, për klubin, për të gjithë Ligën Premier mendoj”, ka thënë fillimisht Van Dijk.

“Por, ai e mori vendimin për të dhe familjen e tij. Do të ishte gjithmonë e vështirë dhe padyshim që ishte rasti”.

Virgil on the boss 🗣️ pic.twitter.com/mw1TwnasTu

— Liverpool FC (@LFC) January 27, 2024

Holandezi ka përshkruar edhe momentin kur Klopp ua dha lajmin lojtarëve të tij.

“Po, ai na tha privatisht, natyrisht dhe të gjithë ishim bashkë. Siç thashë, është e vështirë për t’u marrë, por mendësia jonë është të përqendrohemi te puna jonë”.

“Kemi ende shumë objektiva për të arritur këtë vit dhe pse të mos e përfundojmë sezonin në një nivel të lartë dhe së bashku me festime edhe për shefin?”, përfundoi kapiteni i Reds. /Telegrafi/

Read Entire Article