Vanessa Hudgens zbulon shtatzëninë në tapetin e kuq të Oscars 2024

7 months ago 8

Vanessa Hudgens është shtatzënë.

Ylli i “High Musical Musical” njofton zyrtarisht se do të bëhet nënë për herë të parë, ndërsa u shfaq në tapetin e kuq të ‘Oscars 2024’ me barkun e rrumbullakosur.

Hudgens debutoi në ceremoninë vjetore me një fustan të zi me mëngë të gjata. Flokët i kishte tërhequr mbrapa teksa pozonte përpara fotografëve.

Vanessa Hudgens (Foto: Getty Images)

Këngëtarja dhe aktorja gjithashtu u shfaq me një gjerdan rreth qafës dhe vathë të ngjashëm.

Ky do të jetë fëmija i parë i saj dhe i bashkëshortit, lojtarit të bejsbollit, Cole Tucker.

Vanessa Hudgens (Foto: Screenshot/YouTube)

Ylli i “Spring Breakers” është bashkë-prezantuese e para-shfaqjes zyrtare të Akademisë me Julianne Hough.

Hudgens dhe Tucker u martuan në dhjetor në një ceremoni intime në Meksikë pas lidhjes për rreth tre vjet.

Vanessa Hudgens (Foto: Screenshot/YouTube)

Hudgens tha më parë se njerëzit duhet të jenë “më të ndërgjegjshëm” për spekulimet e shtatzënisë.

“Mos bëni supozime në të gjitha aspektet e jetës, veçanërisht mbi trupin e grave të tjera”, deklaroi aktorja. /Telegrafi/

Read Entire Article