Vangjel Tavo të dielën është “Edi Rama” për Himarën

1 month ago 28
Reklamë

Nga Jonida Halili

Të dielën janë zgjedhjet në Himarë. Petro Gjikuria i opozitës dhe Vangjel Tavo i PS, janë kandidatët për kryebashkiak.

Gjikuria ka ardhur nga SHBA, natyrisht me porosi nga Athina. Ai nuk ka gjë për t’u sharë, për të qenë korrekt me fjalën. Por nuk ka asnjë lidhje interesi për Himarën, pasi në gjithçka e ka mendjen në Amerikë. Gjikuria ka bizneset e tij në SHBA prej shumë vitesh, nuk e lidh asgjë me Himarën.

Atë e kanë detyruar të vijë, ai brenda vetes thotë se “çfarë dreqin me gjetën mua se isha rehat në SHBA, pse me sollën në Himarë”!

Nga ana tjetër është Vangjel Tavo. Ai ka qenë deputet, ish-ministër, ish-prefekt, ai e njeh administrimin shtetror shumëherë me mirë se Gjikuria. Kandidati i opozitës mund të jetë ekselent në administrimin e pronës private, por bashkia është tjetër gjë. Kërkon impenjim, drejtim të paanshëm partiak, duhet të jesh 24 orë në punë e jo trupin në Himarë e mendjen në Amerikë te biznesi jot privat!

Himara është zonë e shkëlqyer turistike, edhe patriotike. Ajo kërkon administrator të zotin, të lidhur me zonën e banorët dhe duke qenë se jemi në Shqipëri, kërkon patjetër që kryebashkiaku të ketë marrëdhënie e njohje me qeverinë qendrore, pasi nga Tiranë vijnë fondet e projektet e mëdha për Himarën.

Ndaj çdo himariot duhet të bëjë llogaritë qetësisht për vete, për familjen e tij, se cili mund të na sjellë punë, projekte, para dhe siguri.

Nuk duhet të hyjë politika, aq me tepër ajo greke, sepse për të qenë realist paratë nuk i sjellë Greqia në Himarë, por qeveria shqiptare. Dhe qeveria është Edi Rama.

Vangjel Tavo të dielën është “Edi Rama” për Himarën!

Kushdo mendon për zhvillim, turizëm, rritje ekonomike, punësim, etj duhet të hedh votën për Vangjel Tavon.

Këto janë zgjedhje vendore, nuk janë zgjedhje parlamentare. Kur të vijnë vitin tjetër zgjedhjet parlamentare atëhere votoni sipas bindjes politike, të nderuar himariotë, ndërsa të dielën votoni për interesin tuaj personal e familjar se cili iu duhet në Himarë.

Zotit Gjikuria i jepni dorën të gjithë, të hënën, edhe Vangjel Tavo dhe përcilleni për në SHBA, jo pse humb në votime, por si fitimtar se po shkon të bizneset e tij në Amerikë.

Read Entire Article