Vangjel Tavo zyrtarisht kandidati i PS për bashkinë Himarë

2 months ago 5
Reklamë

Vangjel Tavo është zyrtarisht kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Himarë. Vendimi u mor në mbledhjen e kryesisë së PS mëngjesin e së hënës. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë nuk do të jenë të pazakonta vetëm për zhvillimin e tyre në mes të të nxehtit dhe në kulmin e sezonit turistik. Ato do të jenë gjithashtu edhe zgjedhjet për të cilat partitë politike do të kenë më pak afat se herët e tjera për të zhvilluar fushatë elektorale.

Ndërsa PS tashëm e ka një kandidat zyrtar për bashkinë Himarë, ekuacioni është më i vështirë mes opozitarëve, ku Berishës i takon të vendosë nëse do të përfshihet më në betejën për këtë qytet, apo do t’ja lërë atë PBDNJ-së ta përballojë e vetme. Skenaret paraprakë e shohin të vështirë kandidimin e djalit të Fredi Belerit nën siglën e PD-së, dhe më të mundshëm që Vangjel Dule të dalë veçmas me këtë emër.

Pas regjistrimit të kandidatëve, në Himarë do të fillojë zyrtarisht fushata elektorale, e cila do të mbyllet në 2 gusht, dhe do të jetë më e shkurtra ndonjëherë.

Në Himarë do të votohet dhe numërohet në formën tradicionale, përmes letrës, dhe identifikimi i votuesve do të jetë me aparatura elektronike. Në zgjedhjet e fundit, në këtë bashki morën pjesë në zgjedhje rreth 7800 votues.

Read Entire Article