Gjermania është “e lumtur” për vendimin neutral të Zvicrës për t’i hapur rrugë në shitjen e disa prej tankeve të saj Leopard II të prodhimit gjerman për rindërtimin e rezervave të varfëruara nga ndihma për Ukrainën.
Në shkurt, Gjermania kërkoi që Zvicra të konsideronte shitjen e një pjese të 96 tankeve Leopard II që mban në ruajtje te prodhuesi, Rheinmetall AG.
Për t’iu përmbajtur ligjeve zvicerane të neutralitetit, Berlini ka siguruar Bernën se këto armë nuk do të dërgohen në Kiev, por përkundrazi do të mbeten në Gjermani ose do t’i transferohen një aleati të NATO-s ose Bashkimit Evropian.
“Ne jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës për këtë vendim”, tha Michel Fluegger, ambasadori i Gjermanisë në Zvicër për TV zviceran.
Ne kemi nevojë për këto tanke, ato do të mbushin boshllëqet me ne dhe partnerët tanë evropianë.
Top Channel