Vasili: Pa u zgjidhur pabarazia e votës, s’mund të ketë asnjë reformë zgjedhore…

3 months ago 9

Nga salla e Kuvendit, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, tha se pa i dhënë përgjigje dhe pa zgjidhur pabarazinë e votës, që është themeli i zgjedhjeve të ndershme, s’mund të ketë asnjë reformë zgjedhore që mund të besohet.

“Zbatimi i marrëveshjes së 5 qershorit që u dhunua nga Edi Rama si drejtuesi i mafies në pushtet është detyrimi më minimal për të garantuar një votë të barabartë për ccdo shqiptar”, vijoi deputeti.

Vasili tha se rilindasit që lëshojnë lot krokodili për votën e diasporës e kanë aq seriozisht këtë ccështjes, aq sa Ministria e Diasporës, pa u marrë vesh që u hap menjëherë u mbyll megjithëse më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit.

“KQZ është shndërruar në njeë celule patronazhimi rilindas, që nuk mbron lirinë votës, por qeverinë që shpërdoron fonde me qindra milion euro dhe gjithë makinerinë shtetërore në mënyre të paligjshme në zgjedhje për të vjedhur zgjedhjet”, tha Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article