“Vatikani” Bektashi/ “Rama është kryeministër, jo shteti!”, Bamir Topi: Deklarata në OKB, për të tërhequr vëmendje! Donte të tregohej ekstravagant

1 month ago 45

Ish presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 u shpreh se deklarata e kryeministrit Edi

Rama në lidhje me krijimin e një shteti bektashi në Tiranë. Ishte një deklaratë për të tërhequr vëmendjen.

Ai u shpreh se ajo që Rama deklaroi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ishte një deklaratë jo natyrale dhe përpjekje për t’u dukur ekstravagant.

Sipas ish-presidentit, Rama duhet të kujtojë që është kryeministër dhe nuk është vetë shteti.

“Vetëm sot kam lexuar një shprehje brilante të një psikologu të famshëm: Historia jote nuk je ti! Pra gjithçka që ka kaluar nuk duhet të merret në konsideratë, historia jote shkruhet nga të tjerët. Nuk mund të shkoj në mënyrë hipotetike çdo bëja dhe thoja nëse do të isha president.
Por siç jam tani, mënyra si u deklarua nga Rama, është jo natyrale. E para ti e deklaron në mënyrë individuale pa asnjë përgatitje të opinionit. E deklaron në Asamblenë e Përzgjidhmë të OKB për të qenë ekstravagant dhe për të tërhequr vëmendje.
Pas asaj u ndje ky njeri?
Ti je kryeministër, jo shteti. Ka harruar që kemi emërtimin Republikë Parlamentare”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article