Vazhdimi i mandatit të Lajçak-ut/ Profesori reagon ashpër ndaj emisarit sllovak – tregon se si Serbia mund të njohë Kosovën!

2 months ago 6
Reklamë

Përfaqësuesi i veçantë për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak do të vazhdojë të ushtrojë këtë post deri në fillim të vitit që vjen.

Kjo pasi që ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që Lajçkut t’i vazhdohet mandati deri në fund të janarit të vitit 2025.

Profesori nga Kosova Lindore, Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se vazhdimi i mandatit të Lajçakut, nuk është diçka e pazakontë, sepse në BE duhet të bëhet themelimi i institucioneve të BE-së.

“Se të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z.Mirosllav Lajçak, do t’i vazhdohet mandati deri në fund të janarit të vitit 2025, asgjë nuk fshihet këtu me këtë veprim, pasi themelimi i institucioneve të BE-s, si që dihet zgjedhjet për Paralamantin e BE-së u mbajtën më 9 qershor të muajit të kaluar. Edhe ashtu merrë kohë, gati deri në fundvit”, thotë ai.

Sipas tij, Lajçak nuk do të arrijë të bëjë asnjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Hasani thotë, se Lajçak do të mbahet mend si emisari më i një anëshëm që kanë pas bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se brenda kësaj kohe JO nuk do të arrihet diçka sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sepse deri në këtë kohë nuk di sa do të mundë të konstituohen e kompletohen gjithë institucionet e BE-së, në SHBA, po ashtu kemi zgjedhje, dhe në Republikën e Kosovës, është vit zgjedhor, kështu që nuk pritet që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, të marrë fund, apo ndonjë epilog të fundit.

Serbia nuk është e gatshme të nënshkruaj asgjë, deri sa është një aleat më i besueshëm jo vetëm në Ballkan por më i besueshëm në Evropë i Rusisë. Serbia mund të pranoj Kosovën shtet, dhe gjithë marrëveshje vetëm nëse BE-ja, e kushtëzon.

Kurse, kujtoj opinionin e gjerë z.Miroslav Lajçak, i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ishte plotësisht i njëanshëm, dhe do të mbahet në mend si një misionar për dialog, më të një anshëm që nga fillimi i shkatërrimit të Jugosllavisë nuk ka patur nga BE-ja.

Besoj se tani instanca e mekanizma të BE-së, do të kenë qëndrim të qartë, jo vetëm për pakicën serbe në Kosovë, por do të ndërrojnë qasje dhe do të trajtojnë edhe shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut, por edhe Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në Serbi, pasi që sivjet është jubileu 32 vjet nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992 - 1 e 2 Mars 2022”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article