Vazhdojnë tensionet në Beograd – studentët njoftojnë bllokimin e rrugëve, iu bashkohen edhe kolegë nga Novi Sadi

10 months ago 28

Studentët e Beogradit dolën sërish në rrugë pas një nate tensionesh dhe përleshjeve mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studentët njoftuan një bllokadë gjashtë-orëshe të disa rrugëve të Beogradit.

#BLOKADA #protest #Izbori2023 #Beograd #IzbornaKrađa #ulica #caosvima @studentiPN pic.twitter.com/aN3ZKovC2j

— Jeremija (@savamalac) December 25, 2023

Studentët fillimisht ftuan qytetarët që në ora 11 të mblidhen në një rrugë para Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, nga të cilët kërkojnë lehtësimin e verifikimit të listës zgjedhore.

U pratnji nekoliko inspektora u civilu grupa #NoviSad studenata krenula na blokade u #Beograd pic.twitter.com/vBc7fJ6l1s

— zarko bogosavljevic (@zarkobns) December 25, 2023

Ata njoftuan se bllokimi i rrugës do të fillojë në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00 dhe se çdo e radhës do të jetë më e gjatë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Lista lažova i lopova.#SrbijaProtivNasilja #Beograd #Srbija #caosvima #izbori2023 #protest #borba pic.twitter.com/Ib3viaNweu

— Irregular Srb (@IrregularSrb) December 25, 2023

Ata nuk kanë pranuar të thonë se cilat rrugë do të bllokohen për shkak të shqetësimeve të sigurisë, raporton Nova.rs.

Ndërkohë bëhet e ditur se studentëve të Beogradit iu bashkuan studentë nga Novi Sadi.

Srbija je stala!!! Ogromna grupa demonstranata krenula je za Beograd iz Novog Sada. pic.twitter.com/KZA9rnpulF

— Mario ZNA (@MarioBojic) December 25, 2023

Organizatorët e protestës së sotme u kanë thënë qytetarëve që të sjellin ujë dhe ushqim në bllokada dhe të bëjnë gjithçka për të parandaluar incidente që do të rrezikonin sigurinë e njerëzve, si dhe vetë veprimet.

Dhe një grup prej 345 profesorëve dhe bashkëpunëtorë të Universitetit të Beogradit i dhanë mbështetjen e tyre protestave të studentëve.

BEOGRAD 25.12. pic.twitter.com/b9dhNvBFB2

— Tanja Mladenovic (@TanjaMladenovi7) December 25, 2023

Kujtojmë se mbrëmë janë mbajtur protesta në Beograd ku opozita ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve dhe verifikimin e listave zgjedhore.

Në një moment pati një konfrontim të dhunshëm dhe opozita akuzoi regjimin e Aleksandër Vuçiqit se provokatorët e tij i kishin shkaktuar trazirat. /Telegrafi/

Read Entire Article