Vazhdon njëanshmëria e hapur e BE-së! Kosova e kushtëzuar, krimineli Radoiçiq në liri - Analistët komentojnë situatën

2 months ago 9
Reklamë

Edhe tre muaj bëhen një vit që nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai u vra nga terroristët serbë, të udhëhequr nga krye terroristi Milan Radioçiq, dhe që nga ai çast, Radoiçiqi ka ikur në Serbi ose gjetiu, dhe nuk është dënuar.

Rasti ka mbetur vetëm i dënuar si akt dhe asgjë më shumë.

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se Serbia ka premtuar se Millan Radoiçiq do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“SHBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të vazhdueshme kanë thënë se krimet e kryera në shtator [në Banjskë duhet të ndëshkohen. Ne presim dhe besoj se na është premtuar se zoti Radoiçiq do të kalojë nëpër një proces të plotë të ligjor në Serbi. Është gjë e mirë që duket se nuk është aktiv në veri të Kosovës, siç ka qenë më herët, shohim se nga kjo ka përfitime pozitive. Ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë”, tha O’Brien.

Ai këto deklarata i bëri në forumit të Dubrovnikut.

Nga ana tjetër, është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit terrorist tek autoritetet e Kosovës.

Madje, Kurti ka thënë se pa kthimin e tij te autoritetet e Kosovës, s’ka mirëbesim në dialog.

Tridhjetë e nëntë persona të atij grupi, nga 47 të identifikuar qartë ndodhen në listën e kërkimit ndërkombëtar nga INTERPOL-i. Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, tha Kurti.

Burjani: Këto janë deklarata politike në të gjithat këndet që lakohet emri i tij

Image

Blerim Burjani

Juristi Blerim Burjani këtë çështje e sheh si politike, duke thënë se Radoiçiqi nuk po del para gjyqit as si hero në Serbi e as si kriminel në Kosovë.

Sipas tij, ndërkombëtarët nuk duan të ballafaqohen me Serbinë për ta sanksionuar, e këtë më të lehtë po e kanë me Kosovën dhe kështu po ndodh.

Me Radoiçiqin nuk ka ndodhë të nxirret para gjyqit as në Serbi ku cilësohet patriot por as në Kosovë që cilësohet kriminel.

Asnjëri nuk po merret saktë me rastin e tij, thjesht deri këtu është plotësisht politik.

Këto janë deklarata politike në të gjithat këndet që lakohet emri i tij.

Serbia nuk ia dorëzon Kosovës, në anën tjetër Kurtit i vyen kushtëzimi me ik prej asociacionit.

Në njërën anë kushtëzohet në Kosova për anëtarësim në KiE, në anën tjetër Serbia nuk përmbush asgjë nga marrëveshja, e kjo gjendje quhet kaotike, dhe s’ka disiplinë në dialog.

Me Serbinë nuk duan të ballafaqohen me sanksione se nuk fitojnë asgjë, Kosova është më së lehti me u kushtëzua dhe kjo po ndodhë”, deklaron Burjani.

Kelmendi: Grupi terrorist i Radoiçiqit nuk do të dënohet kurrë!

Juristi Muhamet Kelmendi, për dënimin e Milan Radoiçiq thotë se ka mendime të ndryshme, duke i ndarë ato në tri qëndrime, pastaj duke i elaboruar secilën prej tyre.

Image

Muhamet Kelmendi

Ai kërkesën e Kurtit për dorëzimin e Radoiçiqit në Kosovë, thotë se ka ligjërisht të drejtë sepse kompetenca ligjore për veprat e tilla, caktohet sipas vendit të krimit.

“Në kuadër të shqyrtimit të grupit terrorist të Radoiçiqit ekzistojnë mendime dhe qëndrime të ndryshme.  Ato po shfaqen sipas pozitës dhe animit politik që kanë shtetet ndaj Serbisë dhe Republikës së Kosovës.

Kryesisht konsistojnë tri qëndrime.

1. Qëndrimi amerikano-evropian i shfaqur nga administrata e Presidentit Biden dhe nga politikanët e BE-së.

Sipas kësaj teorie, kërkohet që shteti serb të hapi procedurën penale kundër grupit terrorist të Radoiçiqit.

Z.O'Brien tha:

"Ne presim dhe besoj se na është premtuar se zotëri Radoiçiq do të kalojë nëpër një proces të plotë ligjor në Serbi".

SHBA dhe kështu edhe BE kërkojnë që Serbia të ngrit padi kundër grupit të Radoiçiqit dhe në Serbi të zhvillohet gjykimi për këtë grup  (fjalët: zoti Radoiçiq, që nuk vlerësohet si terrorist, janë të z.O'Brien).

2. Qëndrimi i shtetit serb ku terroristin Radoiçiq e kanë vlerësuar si "hero" të shtetit serb për "çlirimin" e viseve të pushtuara serbe nga Kosova.

Edhe terroristi Radoiçiq dhe të rënët në aktin terrorist në Banjskë morën epitetet e "patriotëve dhe të atdhetarëve" serb që ranë për çlirimin e territorit serb, të Kosovës së "pushtuar".

Grupi i terroristëve të udhëhequr nga terroristi Radoiçiq ka në Serbi karakter "atdhetar" dhe ndaj tyre nuk mbahet shqyrtim kryesor për t'i dënuar, por janë thjeshtë "atdhetar" serb.

3. Qëndrimi i Kosovës ku kërkohet kapja dhe dorëzimi në Kosovë të terroristëve serbë të udhëhequr nga terroristi Radoiçiq.

Ky qëndrim është ligjësisht i drejtë, sepse kompetenca landore për veprat e tilla, caktohet sipas vendit të krimit. Mbi këtë caktohet edhe gjykata kompetente për rastet e tilla të veprës penale.

Kjo u paraqit në kusht ndaj shtetit serb.

Z.Kurti e paraqiti këtë në Bruksel. Atje kërkoj kapjen dhe dorëzimin e grupit te Radoiçiqit në Kosovë. Kjo është ligjore, sepse në Kosovë është kryer vepra dhe në Kosovë është gjykata kompetente për të vendosur”, deklaron juristi.

Sipas juristi, asnjë nga qëndrimet Serbia nuk do të marrë parasysh, sepse ajo mbron veten me çdo gjë.

Madje, ai lë fajtor edhe ndërkombëtarët sepse sipas tij, ata nuk po e mbrojnë qëndrimin ligjor të Kosovës për dorëzimin e Radoiçiqit në Kosovë.

“Cila nga qëndrimet do të fitojë?

Natyrisht se Kosova është kompetente për të vendosur për grupin terrorist të Radoiçiqit. Këtë e tregon vendi ku është kryer krimi. Këtë e përcakton ligji dhe kjo kështu është kudo në vendet e ndryshme.

Mirëpo, në rastin konkrete as BE dhe as SHBA nuk po e mbrojnë këtë qëndrim ligjor. Po kërkojnë që shteti serb të merret me rastin e tillë.  Shikuar këtej nuk besohet se në gjendjen e tillë do të dorëzohet grupi terrorist i Radoiçiqit në Kosovë. Kushti është i pa vlerë politik!

Nuk dihet pse u paraqit nga z.Kurti.  Kjo, sepse me këtë nuk është as BE dhe as SHBA-të. Juridikisht është dorëzimi i grupit terrorist në Kosovë i drejtë. Politikisht nuk po përkrahet.  Nuk ka forcë që ndikon në këtë qëndrim, që grupi terrorist të dorëzohet në Kosovë. Po kërkohet shqyrtimi i këtij grupi në Serbi. Ndoshta do të shqyrtohet! Faktet flasin se as qëndrimi amerikan dhe as ai evropian nuk do të respektohen.

Serbia mbron çdo aksion anti- Republikës së Kosovës. Ky është qëndrimi i njohur serb. Këtë e ka pikësynim shteti serb. Për këta pushtetarë ultra nacionalist dhe serbo-mëdhenj Kosova "është" Serbi”, përmbylli Kelmendi për “Bota sot”.

Read Entire Article