“Vazhdoni ti bini fyellit të Asociacionit”, publicisti pyet opozitën: Cili është qëndrimi juaj ndaj Asociacionit?

4 months ago 18

Publicisti Milaim Nela ka kritikuar opozitën e cila po kërkon dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti për shkak të Asocaicionit.

Sipas tij, Kosova duhet t’i thotë jo asociaconit për të pasur një shtet funskional.

Madje, Nela tregon, edhe arsyet jtë cilat i duken paradoksale duke filuar nga :Albini e ka detyrim Asociacionin, Kosova duhet me dhanë diçka, etj.

Nela shton se opozita nuk e kupton politikën amerikane.

“Në Kosovë vërej një paradoks të madh;

Kërkojnë dorëheqjen e Albinit për shkak të Asociacionit pikërisht ata të cilët ja dhanë Serbisë pa asnjë kusht atë në vitin 2013!

Asnjë parti politike apo politikan i opozitës shqiptare të Kosovës nuk ka dalë me një qëndrim të qartë për Asociacionin por dalin me lloj lloj teorish si:

...Kosova e ka detyrim Asociacionin...

...Kosova duhet me dhënë diçka...!

...Albini asht antiamerikan e po na prish me Ameriken!...

...nuk guxojmë me i thënë jo Amerikës...!

...Deri tek sharlatanët si Milaim Zeka që thotë une nuk fle 3 muaj me gruan po të ma kërkojë Amerika!

Këta as nuk e kexojnë e as nuk e kuptojnë politikën e Amerikës së sotme!

Do të ju mjaftonte vetë ndiqnin deklaratat e Chris Hillit në Beograd!

Këta mjeranë nuk po e kuptojnë që politika Amerikane në Ballkan e Kosovë që nga largimi i Bushit të fundit nga Zyra Ovale ka qenë politikë e kërkimfaljes dhe afrimjt ndaj Serbisë me demek largimin e saj prej Rusisë dhe injorim i interesave shqiptare!”, thotë ai.

Ai bënë thirrje që politikanët t’i hapin sytë, duke shtuar se opozita duhet të dalë me një qëndrim ndaj Asociacionit, duke rikujtuar se falë ndihmës Britanike dhe Gjermane shpëtoi Kosova nga ndarja.

“Pa hapini sytë njëherë çfarë bande antishqiptare ka mbajtë Amerika në pushtet në Shqipëri!

Shqipëria falë aleatit të madh Amerikës po shpërbëhet po shpopullohet!

Popullsia e saj është përgjysmuar në 10 vite e fundit!

A e dini se popullsia e Shqipërise eshte tashmë ndjeshëm më e vogēl se ajo e Kosovës! Lerini rrenat e Edi Ramës!

Vetëm ky fakt do ju mjaftonte të kuptonit se nese nuk e mbroni ju Kosovën Amerikës nuk do ti bie mendja për të!

Vazhdoni ti bini fyellit të Asociacionit a thua se nuk ju mjaftoi Banjska dhe sulmi terrorist i Vuçiçit përmes Radoiçiçit!

Falë ndihmës Britanike dhe Gjermane shpëtoi Kosova nga ndarja!

Nuk po e shihni çfarë po ndodh në republikën e Dodikut pêr ta pa ma qartë se çfarë e pret Kosovën po të ju japë serbëve vetmenaxhim apo Asociacion!

Do të isha bashku me ju e me këdo sikur të kishit dalë me argumentin politik e kombëtar se ne jemi kundër çdo lloj asociacioni të komunave serbe e do ta rrezojme nga pushteti këdo qe e pranon apo premton atë!

Serbëve të Kosovës nuk mund të japë asgjë më shumë Asociacioni se ç'ju jep Kushtetuta e Republikës se Kosoves!

Duhet dalë me një qëndrim të fundmë e të prere se Kosova ka dhenë përmes planit Ahtisari shumë më tepër se duhej të jepte e nuk mund të bëhet asnjë mm lëshim pertej Ahtisarit!

Cili është qëndrimi juaj ndaj Asociacionit e dashur Opozitë e Kosovës?”, përfundon ai.

Read Entire Article