Vdekja e ish-Presidentit Napolitano, Veliaj mesazh në Librin e Ngushëllimeve: Mik dhe mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në BE

11 months ago 10
Reklamë
19:58 26/09/2023

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën italiane në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Giorgio Napolitano.

I shoqëruar nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci , Veliaj la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.

Sot në Ambasadën Italiane në Tiranë, shpreha ngushëllimet e mia për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Giorgio Napolitano.  Napolitano ka qenë një mik i mirë i shqiptarëve dhe një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në BE. U prehsh në paqe”, shkruan Veliaj.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article