Vdekja e Kissinger, Rama: Lamtumirë bos! Mirënjohje për kohën e çmuar që më kushtuat…

10 months ago 36
17:04 30/11/2023

Për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit Henry Kissinger ka reaguar dhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook-un e tij, Rama i jep lamtumirën duke shkruar se Kissinger ka lënë pas një pasuri të madhe siç janë librat e tij.

“Lamtumirë Bos! Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë, e do të jenë në dispozicion të kujtdo sot e gjithmonë, që do të dojë të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën; balancat mes fuqive dhe realizmin politik në ruajtjen e paqes e në projektimin e rrugëdaljeve nga konfliktet ndërshtetërore; të menduarit strategjik dhe perspektivën afatgjatë të politikës së jashtme; rolin e shkencës joekzakte të historisë dhe rëndësinë e talentit të individit kur duhen marrë vendime përballë mjegullës së të nesërmes… Mua personalisht do të më mbetet edhe mirënjohja për kohën e çmuar që më kushtuat bujarisht, duke më dhuruar një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend.U prehshi në paqe Dr.Kissinger”, shkruan kreu i qeverisë.

Kissinger shërbeu si diplomati më i lartë i Amerikës dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare gjatë administratave të Nixon dhe Ford./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article