Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

4 months ago 6
Reklamë

Trupat e personave që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit, brenda të cilit gjendej presidenti iranian janë transportuar për në qytetin e Tabrizit.

Këtë e ka bërë të ditur Gjysma Hëna e Kuqe e Iranit, transmeton Telegrafi.

Nga rrëzimi i helikopterit ka humbur jetën presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian si dhe disa anëtarë tjerë të kabinetit.

Operacioni i kërkimit ka përfunduar ndërsa këtë e ka konfirmuar Pir-Hossein Kolivand.

Helikopteri u rrëzua derisa po udhëtonte në lindje të Azerbajxhanit, përkatësisht drejt Tabrizit. /Telegrafi/

Para 59 min

Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Mediat iraniane kanë konfirmuar vdekjen e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në moshën 63 vjeçar, dhe ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, pas një rrëzimi të helikopterit në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor.

Siç shkruan CNN, mediat shtetërore iraniane Press TV dhe agjencitë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim dhe Mehr raportuan se të gjithë personat në bord kanë humbur jetën.

Reuters gjithashtu raportoi vdekjen e presidentit, duke cituar një zyrtar të lartë.

“Presidenti Raisi, ministri i jashtëm dhe të gjithë pasagjerët në helikopter u vranë në përplasje”, tha zyrtari për Reuters, duke kërkuar të mos përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Lajmi i plotë KËTU.

Read Entire Article