Vdes 27 vjeçari francez pas goditjes nga plumbi i gomës pas trazirave në Marseille (fotot)

1 year ago 27
Reklamë

Prokurorët francezë thanë dje se kanë nisur një hetim mbi vdekjen e një 27-vjecari të goditur nga një plumb gome i policisë në fillim të javës, gjatë protestave në Marseille për vrasjen nga policia të adoleshentit Nahel.

Zhvillimi vjen mes trazirave të rënda në Francë pasi 17-vjeçari u qëllua për vdekje nga afër nga policia, gjatë një ndalimi në trafik në periferi të Parisit.

Prokurorët thanë se vdekja e të riut të paemëruar është shkaktuar nga tronditja në gjoks prej plumbit të gomës që përdorej nga policia, por pa specifikuar se cili shkrepi armën kush e zotëronte atë.

Pas goditjes i riu u nda nga jeta në 2 korrik teksa qyteti i Marseille ishte përfshirë nga trazira zemërimi me thyerje e grabitje masive.

Ata thanë se impakti i goditjes nga plumbi i gomës mund t’i ketë shkaktuar një atak kardiak.

Trazirat në Marseille arritën kulmin fundjavën që shkoi me beteja në rrugë, djegie e gaz lotsjellës të përdorur nga policia.

Plumbat e gomës supozohet të mos depërtojnë në lëkurë dhe konsiderohen nga policët si armë të kontrollit të turmave, por shpesh ato janë shkaktare të humbjeve të syrit nga protestues, të plagëve në kokë apo lëndime të tjera të rënda.

Vdekja e të riut franko-algjerian Nahel, ka risjellë akuzat e brutalitetit të policisë dhe racizmit nga forcat e sigurisë së Francës. Dhjetra makina janë djegur dhe qindra dyqane dhe institucione janë thyer gjatë trazirave më të rënda të disa dekadave në Francë.

Kësaj jave protestat janë qetësuar teksa presidenti Macron ka thënë se prioriteti tij është një “rend republikan” në vend.

Top Channel

Read Entire Article