Vdes emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf Al Ahmad Al Sabah

10 months ago 44

Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf Al Ahmad Al Sabah ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.

Njoftimi i vdekjes erdhi pasi sheikut iu përkeqësua shëndeti dhe u dërgua në spital për kontrolle më të thella.

Pasi udhëhoqi Kuvajtin për një periudhë të shkurtër, ai e mori detyrën e emirit në vitin 2020, pas vdekjes së paraardhësit të tij, Sheikh Sabah Al Ahmad Al Sabah, raporton aljazeera.

Kurorën tash pritet ta marrë, Sheikh Meshal Al Ahmad Al Jaber, një figurë e respektuar 83-vjeçare.

Ai do të marrë rolin e sundimtarit të Kuvajtit dhe do të jetë në krye të një vendi që ka një rëndësi të madhe në skenën rajonale, si vend strategjik në Lindjen e Mesme dhe partner i rëndësishëm i SHBA-së.

Kuvajti me një popullsi prej rreth 4.2 milionë banorësh dhe rezerva të konsiderueshme nafte është një vend me një histori të gjatë diplomatike. /Telegrafi/

Read Entire Article