Ka vdekur në moshën 90-vjeçare senatorja demokrate nga Kalifornia, Dianne Feinstein.
Ajo kishte votuar për autorizimin e presidentit amerikan, Bill Clinton, për veprimin e sulmeve ajrore kundër caqeve serbe që rezultoi me fundin e luftës në vitin 1999.
Senatorja demokrate, Kirsten Gillibrand, ka shkruar se Fienstein “ishte një nga zërat më të fuqishëm në Senat dhe hapi një gjurmë për brezat e grave që e ndoqën atë në postin e zgjedhur”.
Dianne Feinstein është zgjedhur senatore në vitin 1992 ndërsa ka shërbyer deri sivjet.
Ajo ka avokuar për kontroll të armëve dhe ishte gruaja e parë udhëheqëse e Komitetit të Senatit për inteligjencë.
Top Channel