Veliaj: Edhe këtë vit abone falas për studentët

11 months ago 5
16:47 31/10/2023

“Karta e studentit mbulon më shumë shërbime”

Edhe këtë vit do të ketë abone falas për studentët, ndërsa në Kartën e Studentit, gama e shërbimeve është zgjeruar. Këtë e bëri të ditur Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një event mirëseardhjeje për studentët e rinj dhe ata që rikthehen në Tiranë me nisjen e universitetve. Në të njëjtën kohë me kartën e studentit do të mbulohet gjysma e shpenzimeve në Konvikt.

“Karta e Studentit ofron sot, edhe për studentët e universiteteve jopublike, rreth 1600 shërbime, të cilat duam që të vazhdojnë të shtohen. Çdo kursim që mund të bëjmë me kartën është ideale, por kursimi më i madh është fakti që abonoja e autobusit është falas për të gjithë studentët e qytetit të Tiranës, që pajisen me Kartën e Studentit dhe në këmbim marrin udhëtimin falas për të gjithë kohën që janë studentë. Kjo është diçka që do vazhdojmë ta ofrojmë edhe këtë vit. Po ashtu, do vazhdojmë të paguajmë 50% të kostos së konviktit që drejton Bashkia e Tiranës.”

Për ata që vijnë për herë të parë në Tiarnë për të vazhduar këtu studimet, do të pajisen më një guidë e cila do t’u shërbejë për të njohur më mirë kryeqytetin dhe për t’u integruar më lehtë në jetën e tyre të re studentore.

“Tirana ka ndryshuar shumë si qytet. Në rrugët e saj shesh shumë turistë, këtu jetojnë  njerëz me 144 shtetësi të ndryshme. Por, një nga gjërat që nuk kishte ndryshuar ishte trajtimi i studentëve. Ajo që unë kam vendosur është të bashkëpunoj, të promovoj të rinjtë që e nisin si studentë, dhe jam krenar që jam pjesë e një familje politike, e cila një çuni dhe një goce nuk e pyet ‘nga je’, por e trajton me respektin dhe dinjitetin njerëzor, duke pranuar që fillimin ta kemi të gjithë njësoj. Sot ky takim është një start i barabartë për të gjithë çunat dhe gocat, që kanë ardhur nga të gjitha cepat e Shqipërisë për t’u ndjerë edhe njëherë pjesë e një familje të madhe.”

“Guida Studentore 2023” synon të ofrojë informacione të rëndësishme, këshilla praktike dhe udhëzime për jetën studentore në Tiranë.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article